Kica -Xhelili: Kryeministër mos shpifni, përmbajtjen e doracakëve e keni shkruar vetë, miratuar vetë, publikuar vetë

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

Kica-Xhelili ka kërkuar nga Kurti që të mos shpif, duke thënë se ‘përmbajtjen e doracakëve e keni shkruar vet, miratuar vet dhe publikuar vet’

banner

Ajo ka kërkuar që të mos mbrohen dhe të mos i ikin përgjegjësisë.

“Kryeministër, PËRMBAJTJEN e doracakëve e keni SHKRUAR VET – MIRATUAR VET – PUBLIKUAR VET. Mos shpifni, mos u mbroni, mos i ikni përgjegjësisë.

Mbani duart larg fëmijëve! Mbani duart larg familjes!”, shkroi Kica Xhelili.


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy