Edicioni special i “Favoritit” vjen sonte në ekranet tuaja, me temë kryesore Kosovën dhe ndeshjet e saj këtë muaj.
Dy analistëve të përhershëm, Arbër Avdylit dhe Taulant Dajakut, në studio i bashkohen edhe Driton Kuka, Driton Latifi dhe Asdren Hoxha. Në lidhje direkte i ftuar është edhe Eroll Salihu.
Gjatë diskutimit, foli edhe legjenda e sportit të xhudos, Driton Kuka.
Duke krahasuar situatën e kombëtares së Kosovës në Rumani, ai e kujtoi një ngjarje të vitit 2014 në Rusi.
“Gjithmonë kemi pas probleme, sidomos në Rusi, aty kemi hasur në problemet më të mëdha, kanë tentu mos me na lonë me marrë pjesë, kanë tentu edhe te sportistat tanë me ndiku në aspektin psikologjik. Kampionatin botëror më 2014, Majlindën e kishte provoku një zyrtar rus, e kishte një pamje të zbehtë, ishte pretendente për titullin botëror, ai i thoshte se Kosova s’do të marrë pjesë kurrë ne kete kampionat, s’do të ketë simbole shtetërore”, ka thënë Kuka