Luciano Spalletti zbulon se kush ishte ‘fajtor’ për humbjen që Italia pësoi ndaj Francës

by Nexhat

Luciano Spalletti ka pranuar se humbja me rezultat 3-1 ndaj Francës dhe ndërprerjet mund të dëmtojnë besimin e tyre, por ka insistuar se kampanja e Italisë në Ligën e Kombeve është padyshim pozitive.

‘Azurrrët’ e nisën këtë ndeshje ashtu siç bënë në Paris gjatë muajit shtator, duke pësuar kësaj radhe pas 119 sekondash lojë me një gol me kokë nga Adrien Rabiot.

banner

“Fatkeqësisht, kjo është situata. Ne mund të kishim një atmosferë më relaksuese me më pak presion dhe ju pësoni menjëherë nga një rivënie këndore”.

“Kur u munduam të riktheheshim në lojë ne dhamë shumë energji. Mund të jetë një rastësi që po pësojmë kaq shumë nga ndërprerjet, ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe ne ndiheshim sikur mund të merrnim kontrollin, por pastaj një tjetër gol nga ndërprerjet dhe ishte e vështirë të gjenim hapësirat”.

“Çfarë na shkaktoi më së shumti probleme është fakti që mesfushorët nuk e ‘pastruan’ topin, ne na duhej më shumë kualitet në posedim, për ta vjedhur topin në hapësira të ngushta, por nuk e bëmë këtë mjaftueshëm”.

“Vlerësimi i përgjithshëm i kësaj periudhe është padyshim pozitiv. Ne pamë disa gjëra të mira sonte gjithashtu, por natyrisht kjo humbje shkakton probleme në aspektin e besimit”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy