Milwaukee befasohet nga Charlotte, Lakers marrin fitoren e pestë radhazi

by Nexhat

Gjatë natës së mbrëmshme janë zhvilluar pesë ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku befasinë më të madhe e ka shkaktuar Charlotte Hornets pasi ka triumfuar 115:114 ndaj Milwaukee Bucks.

Charlotte mundi Milwaukee me rezultat 115:114, ku LaMelo Ball ishte më efikasi me 26 pikë dhe më meritori për triumfin e Hornets.

banner

Nga ana tjetër, Giannis Antetokounmpo regjistroi triple-double, por që në fund nuk i mjaftuan për fitore. Repreentuesi grek e mbylli ndeshjen me 22 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me formë të shkëlqyer, derisa kanë marrë fitoren e pestë radhazi pasi kanë mposhtur në udhëtim New Orleans Pelicans me rezultat 104:99.

Anthony Davis me 31 pikë dhe 14 kërcime ishte më meritori për fitoren e Lakers, derisa LeBron James shtoi 21 pikë të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy