Dy bomba janë hedhur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin verior të Izraelit, Caesarea.
Bëhet e ditur se në momentin e sulmit, as Netanyahu dhe as familja e tij nuk ishin në shtëpi.
Ndërsa policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se incidenti i kapërceu “të gjitha vijat e kuqe” në një postim në X.
“Nuk është e mundur që kryeministri i Izraelit, i cili kërcënohet nga Irani dhe përfaqësuesit e tij që po tentojnë ta vrasin, të jetë subjekt i të njëjtave kërcënime në shtëpi”, tha Katz
Ai u bëri thirrje gjithashtu agjencive të sigurisë dhe gjyqësorit të ndërmarrin hapat e nevojshëm.
Edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog e dënoi incidentin dhe tha se një hetim ishte duke u zhvilluar.
“Kjo i kalon të gjithë kufijtë. Hedhja e një bombe në shtëpinë e Benjamin Netanyahut kalon një vijë tjetër të kuqe”, tha ministri i Sigurisë Itamar Ben-Gvir në X.
ירי פצצות התאורה על בית ראש הממשלה בנימין נתניהו היא חציית כל הקווים האדומים. לא ייתכן מצב בו ראש ממשלת ישראל, שמאויים ע”י איראן ושלוחיה שמנסים להתנקש בחייו, יהיה נתון לאיומים זהים מבית. על השב”כ ומשטרת ישראל וכל גורמי האכיפה והמשפט לנקוט באופן מיידי ובכל העוצמה בצעדים הנדרשים כדי לשים קץ לתופעה חמורה זאת ולהביא למצב הזה סוף.
ישראל כ”ץ Israel Katz>
Ndryshe, në tetor, një dron u nis drejt shtëpisë së kryeministrit në Caesarea pa shkaktuar asnjë dëm.
Netanyahu është përballur edhe me protesta masive për trajtimin e krizës së pengjeve të shkaktuar nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, i cili ndezi luftën e vazhdueshme në Gaza
Kritikët fajësojnë Netanyahun për dështimet e sigurisë dhe të inteligjencës që lejuan të ndodhte sulmi dhe për mos arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e shumë pengjeve që ende mbahen brenda Gazës.