“Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër” – Edi i kërkon falje banores për deklaratën skandaloze

by Nexhat

Banori i ri, Eduart Kuqi, bëri një deklaratë tronditëse pak ditë më parë për Gresa Gashin.

“Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër”, ka qenë fjalia e tij që ka thënë kundrejt banores.

banner

E për këtë, ai ka dhënë një shpjegim në spektakël, teksa thotë se është shtyer nga Xheneta për ta bërë këtë

Foto: Screenshot/YouTube

“E kemi një lloj shprehje se përse duhet me i hi thupër, që s’ban me ia marrë rrobat dikujt me ia hedh në tokë, se duhet me pyet. Ashtu e kam menduar. Në atë moment e kam menduar ashtu”, u shpreh ai

Konkurrenti tutje theksoi: “Tani nuk mendoj ashtu se jemi sqaruar. Ka qenë situata më ndryshe. Puna ka qenë më ndryshe. Tek më vonë e kam kuptuar, kush e ka shtyer dhe si ka qenë puna. E di që nuk lejohen, por jam pak tip temperament”.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti ka bërë dhe një falje publike kundrejt aktores, teksa thotë se situata ishte ndryshe.

“Gresa të kërkoj falje për shprehjet që i kam thënë, e kam menduar situatën krejt ndryshe. Kam menduar se mi ke hedhur rrobat në tokë. E kam parë situata komplet ndryshe”, vazhdoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy