Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është deklaruar edhe për raportimin se vëllai i Fitore Pacollit, nuk e ka realizuar akoma projektin e fitur në vlerë prej 100 mijë euro nga ministria që ai drejton. Për këtë çështje, ai tha se “afati për implementimin e projekteve të tilla zgjat 12 muaj”.
Ministri Peci ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pak kohë pasi u raportua se edhe daja i deputetes së VV-së Fitore Pacolli është përfitues i grantit po 100 mijë euro nga ministria e Bujqësisë.
Gjithsesi, për vëllai e Pacollit, Blerimin u raportua se vetëm 4 ditë para përfitimit të grantit ka hapur biznes, për çka ka një përgjigje ministri Peci:
“Me qëllim të formalizimit ne bujqësi, cdo individ që është përfitues në vlerë më të larte se 30,000 €, para nënshkrimit të kontratës me AZHB-në, duhet t’i regjistrojnë veprimtarinë e tyre si biznes dhe investimet/shpenzimet e zbatimit të projektit duhet të faturohen në emër të biznesit.Në dy programet e fundit për zhvillim rural 351 raste të tilla, ndërmarrje të reja të regjistruara. Ndërsa rreth pretendimit se projekti i perfituar nuk është realizuar, ju informojmë se afati për implementimin e projekteve të tilla zgjat 12 muaj”, thuhet në reagimin e ministrit