Haxhiu: Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së

by Nexhat

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, po zhvillojnë mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Bekim Haxhiu. Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon, që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

banner

Ndërsa thotë se e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.

“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy