Kosova fiton me shumë vështirësi ndaj Lituanisë

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur kampanjën e sivjetme në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” kanë arritur fitore me shumë vështirësi ndaj Lituanisë, kjo pasi në fund të pjesës së parë Muharrem Jashari u ndëshkua me të kuq.

banner

Pikërisht Jashari ishte golashënuesi i vetëm i takimit, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e pestë të ndeshjes.

Kosova më nuk pati rastë të mira shënimi në pjesën e dytë, teksa lituanezët arritën të godasin dy herë shtyllën

Po ashtu edhe Arijanet Muric pati disa ndërhyrje të mira, duke mbajtur portën e paprekur. Kosova me këtë fitore shkon në 12 pikë, duke mos llogaritur ndeshjen ndaj Rumanisë, për të cilën UEFA ende s’ka marrë vendim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy