Njeriu i Kurtit video me një te mitur, Olluri jep detaje për zyrtarin e lartë: E kemi videon, prokuroria është në dijeni

by Nexhat

Gazetari Parim Olluri ka dhënë detaje në “Pressing”, të T7, për paralajmërimin e tij se e posedon një video ku një i afërt në Qeveri i Albin Kurtit bisedon i zhveshur me një vajzë të mitur.

Olluri ka thënë se kjo tregon se çfarë njerëzve iu beson detyra të rëndësishme kryeministri Kurti.

banner

Ai ka shtuar se Prokuroria është duke e hetuar këtë rast.

“Është një video që e shpërfaq një zyrtar të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, një njeri të afërt me Albin Kurtin, bajgi i rrethit ngushtë e që Kurti ka besim në të dhe i ka dhënë shumë përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme. Është pjesë e një video pornografike, ku ai është xhiru duke bisedu me një vajzë minorene”.

“Kjo është në dorën e Prokurorisë, ky person është nën hetime. Ne jemi në hulumtim e sipër, normalisht do të zbulohet edhe emri i tij. Ideja e publikimit ka qenë me tregu se çfarë njerëzve iu jep përgjegjësi për drejtim të shtetit kryeministri Kurti”, ka thënë Olluri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy