Vëllai i deputetës së LVV-së Fitore Pacolli mori grant 100 mijë euro, gjatë ditës u njoftua se edhe daja i saj ka përfituar grant, por në këtë situatë, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se “në asnjë rast të vetëm, nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim”. Megjithatë, ai e di se kush merr grante në ministrinë që e udhëheq, duke u bazuar në postimin e tij të dytë në FB, në të cilin ka publikuar disa emra përfituesish të granteve që deklaron se janë të partive të tjera.
“Ja disa nga emrat e anëtarëve të partive politike, me mandat politik dhe funksione partiake si përfitues të skemës së granteve gjatë mandatit tonë”, nis postimin ministri Peci.
“Përkundër dëshirës sime që të mos merrem me emra të përvetshëm, më duhet t’i demaskoj të gjithë zhurmuesit me vetë faktin se në qeverisjen tonë angazhimi politik nuk përbën pengesë në realizimin e së drejtës për aplikim dhe përfitim, duke mos e diskriminuar askënd mirëpo duke e trajtuar secilin në mënyrë meritore dhe të barabartë”, shkruan ai.