Rohde ua tregon partive të Kosovës kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani

by Nexhat

Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë, ka shkruar në “X” se ka informuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe partitë politike për rregulloren specifike për “fushatën” që po zhvillohet në Gjermani nga politikanët e Kosovës me diasporën.

Rohde ka zbuluar se leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.

banner

Postimi i plotë i tij në rrjetin “X”:

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se … Në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, shkruan Rohde

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy