Emri i Fitore Pacollit është aktualizuar ditëve të fundit kur u zbulua se vëllai i saj, Blerimi, është shpërblyer me grant prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë. Përveç tij, Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli njoftoi sot se përfitues i një granti prej 100 mijë euro është edhe daja i deputetës së VV-së, Fitore Pacolli.
Ndërkohë, deputetja Fitore Pacolli, duket se po merret me aktivitete të tjera.
Si përshembull, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Britaninë e Madhe organizon të dielën mbrëmje argëtuese në të cilën pjesëmarrëse do të jetë edhe Fitorja.
“Ne ketë mbrëmje do të marrin pjesë deputetet e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli dhe Shqipe Mehmeti-Selimi”, thuhet në njoftimin e LVV-së.