Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qendër të Tiranës, ku një i mitur 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër dhe një bashkëmoshatar i tij ndodhet në spital
Ngjarja kriminale ka ndodhur brenda 90 sekondave, ndërsa dy të miturit janë sulmuar nga 3 personna, bashkëmoshatarë të tyre
Gazetari i Neës24 Igli Çelmeta bëri të ditur se dy 14 vjeçarët, njëri që humbi jetën dhe tjetri që u plagos, kanë qenë bashkë dhe dyshohet se janë qëlluar nga tre 14 vjeçarë të tjerë.
Gazetari bëri të ditur se njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar nga nga policia.
Referuar të dhënave nga policia, Çelmeta bëri të ditur se dyshohet se dy 14-vjeçarët, njëri prej të cilëve humbi jetën, janë goditur me thikë nga tre bashkëmoshatarë të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit