Xheneta Fetahu tashmë njihet si një nga banoret më të zëshme në shtëpinë e famshme, Big Brother VIP.
Ajo ka pasur përplasje shpesh me këngëtarin Naim Bunjaku – Xuxi, me të cilin nisi një debat edhe së fundmi
Teksa po pastronte në lavanderi si pjesë e detyrës nga kapiteni i javës, asaj iu afrua Xuxi, i cili filloi të ngacmonte.
“Mundesh vetëm të punosh, pastroji enët, rrobat dhe aq. Qetësohu”, i tha ai.
Konkurrentja nga ana tjetër iu drejtua: “Hajt shko flej pak, hajt, se të ka kapur gjumi”
“Unë përlahem dhe ua mbylli të gjithëve, në kukë iu mbajë. Ti e di çfarë goje ki që prek në familje”, tha tutje.
Xheneta pak ditë më parë u prek nga fjalët e Xuxit që kishte thënë për të ëmën, ku edhe eskaloi gjendja në shtëpi, por që më pas ia pranoi faljen.