Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi aksionin opozitar, ku sot u thirr edhe një protestë para Kuvendit, ndërsa diskutohej projektbuxheti. Protesta ishte në mbështetje të pensionistëve, sikundër janë shprehur drejtues të PD-së, ndërsa me votat e socialistëve është miratuar në parim projektbuxheti, pa pranuar asnjë propozim të opozitës
Gazetari Romir Saraçi tha se opozita nuk është në rrugën e duhur, duke i qëndruar tezës se opozita nuk kishte pse të shkonte në Parlament
Saraçi tha se në një kohë kur opozita kërkon qeveri teknike që duket se asgjë nuk po ndodh dhe kur asnjë amendament i opozitës për projektbuxhetin nuk pranohet, atëherë nuk ka pse të shkojë në Kuvend.
“Më mirë ishte ai buxheti i vitit të kaluar që u miratua për 4 minuta, e diskretitoi më shumë qeverinë”, tha Saraçi. Ai pyeti nëse opozita i ka mekanizmat e duhura për të realizuar qëllimet e saj.
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha se aksioni opozitar jashtë parlamentit do të vazhdojë. “Janë 77 forma të mosbisndjes civile, avash avash do i shikoni”, tha Noka. Ai u shpreh se aksioni opozitar do të vazhdojë brenda dhe jashtë Parlamentit, herë duke i pamundësuar edhe seancat. Noka tha se nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj