Abdixhiku për tubimin në Fushë Kosovë: Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme, rruga drejt ndryshimit e pandalshme

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për tubimin e sotëm në Fushë Kosovë ka thënë se është dëshmi se thirrja e LDK-së për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më shumë.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e madhe në tubim, të njerëzve të ndershëm e punëtorë, burra, gra e të rinj e dëshmon se LDK po rilind si forca kryesore politike në vend.

banner

“Fushë Kosova sonte e dëshmoi se thirrja jonë për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më të fuqishme në zemrat e qytetarëve tanë anekekënd Kosovës! Faleminderit Burim Berishës, kryetarit aktual të Komunës, Besnik Osmanit kryetarit të degës dhe secilit prej jush për gjithë këtë mbështetje. Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me vendosmërinë e njerëzve të ndershëm e punëtor, burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend! Nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë, Istog, Prizren dhe sonte Fushë Kosovë – uragani i ndryshimit të madh po e pushton çdo qytet e çdo fshat sepse fuqia e tij vjen nga ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Republikës”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, Lumir Abdixhiku tha se fryma që ndjeu sot mes qytetarëve ishte përtej fjalëve

“Fryma që ndjeva sonte mes qytetarëve të Fushë Kosovës ishte përtej fjalëve – një energji e cila buron nga dëshira për një Kosovë që ecën drejt përparimit dhe drejt botës moderne. Ky bashkim i jashtëzakonshëm është tregues i qartë se rruga jonë drejt ringritjes dhe ndryshimit është e pandalshme. Në këtë moment të rëndësishëm, secili qytetar që i përgjigjet thirrjes sonë për ndryshim i jep shtysë të re vizionit tonë për një të ardhme me mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë. Dhe, në këtë tubim prezantuam dhe nominimet tona për kandidatë për deputet, Mirlinda Krasniqi dhe Laureat Gojnovci. Faleminderit qytetarëve të Fushë Kosovës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Ky është ndryshimi që po ndodh – ndryshimi që po e ndërtojmë së bashku. Më 9 shkurt, le ta bëjmë realitet! Bashkë për Kosovën që duam”, ka thënë Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy