Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi i ka dalë në mbrojtje të martën mbrëma ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, pasi ky i fundit tha se raportimet për ‘Videon e pornografike të njeriut të afër të Kurtit’, kanë të bëjnë me të dhe këtë e quajtifabrikim.
Krasniqi përmes një shkrimi të gjatë në Facebook thotë se ky fabrikim është bërë si hakmarrje që nuk morën pozitat në Prokurori, nuk iu punësuan burrat, gratë e të dashurat/it e tyre.
Ndërsa, Zaimi i VV’së e ka lartësuar figurën e Krasniqit, duke thënë se Krasniqi po sulmohet padrejtësisht.
“Nagip Krasniqi është një zyrtar shembullor që shtetit të Kosovës i ka sjellë fitime e kriminelëve ua ka ndalur vjedhjen. Nagip Krasniqi, të cilit nuk mundën t’i vërtetojnë asnjë akuzë, po sulmohet ulët, padrejtësisht, në mënyrë çnjerëzore, nga ata që janë verbuar prej lakmisë.”, ka shkruar ai.