Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 09 shkurtit. Bajqinovci përmes një video – mesazhi ka thënë se çdo votë e mërgimtarëve, është e rëndësishme si asnjëherë më parë, që në Kosovë të mos ktheheht korrupsioni, ndikimi i Beogradit dhe ata që shpresojnë të bëjnë koalicion me Listen Serbe.
“Regjistrimi për votim jashtë Kosovës, përfundon me 26 dhjetor 2024. Mos e humbni mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 09 shkurtit. Çdo voto e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë. Që në Kosovë të mos kthehet korrupsoni, ndikimi i Beogradit dhe as ata që shpesojnë koalicion me Liten serbe. S’ka kthim mrapa”, ka thënë Bajqinovci