Valon Syla, gazetar, ka thënë se kryeministri i Kosovës po i shkon në ndihmë kryeministrit maqedon Hristijan Mickoski.
Syla, tha se Hristijan Mickoski me diskurs është anti-shqiptar dhe kundër NATO’s. Po ashtu tha se është mik i presidentit të Serbisë, Aleskandër Vuçiq, Rusisë dhe miqve të saj.
Ai tha në “Pressing” të T7 se është për keqardhje kryeministri Kurti të ketë miq të tillë.
“Keq që Republika jonë e ka një kryeministër që i shkon në ndihmë një kryeministri maqedon që diskursin e ka më së pari anti-shqiptar. Është një kryeministër i një koalicioni anti-shqiptar në diskurs, anti NATO dhe BE si tabor. Pra, Vuçiti dhe aleatët e Rusisë që e vizitojnë edhe Shkupin herë pas here”.
“Është për keqardhje me pa kryeministrin e Republikës së Kosovës duke i pasur miq ata”, ka thënë Syla.
Kosova dhe Maqedonia kanë mbajtur mbledhje të qeverive të hënën, ku Kurti ka deklaruar se me Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë problem.
Ndërkaq, opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po alarmon se po minohen të drejtat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.