“Me përdor babain për kode?” – Kevini, Gresa dhe Sara flasin për Dianën pas situatës së fundit

by Nexhat

Në një bisedë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”, banorët Kevini, Gresa dhe Sara kanë diskutuar rreth vendimit të Dianës për të qëndruar në lojë, edhe pse babai i saj është i sëmurë.

Ky diskutim ka shkaktuar shumë reagime nga të gjithë ata që ishin të pranishëm, duke nxjerrë në pah pikëpyetje rreth emocioneve dhe vendimeve që Diana po merr.

banner

Gresa ishte e para që e shprehu shqetësimin, duke thënë se “e pash ftohtësinë menjëherë”, duke nënkuptuar se ajo kishte vënë re një distancim në sjelljen e Dianës që i dukej e pazakontë për një situatë kaq delikate. Ajo sugjeroi se nuk po kishte ndjeshmëri të mjaftueshme nga Diana për një moment kaq të rëndësishëm për familjen e saj

Kevini gjithashtu ngre dyshime rreth ndjenjave të Dianës, duke vënë në pikëpyetje mos-emocionet e saj për situatën e vështirë që po kalon. Ai e shprehu shqetësimin se, ndonëse babai i Dianës ishte i sëmurë, ajo duket se po e përballon situatën me ftohtësi dhe nuk po i tregon aspak emocione për këtë ngjarje të rëndësishme.

Nga ana tjetër, Sara pyeti se pse Diana nuk e bëri telefonatën e duhur në ditën e kaluar, duke aluduar se mbase kjo mund të ishte një kod që do të kishte pasur një domethënie të fshehtë. Kjo sugjerim ka shtuar edhe më shumë mister rreth qëndrimit të Dianës dhe ka bërë që të lindin spekulime për motivet e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy