Kombëtarja e Shqipërisë ka gjetur veten në disavantazh me rezultat 2-0 ndaj Ukrainës pas pjesës së parë në ‘Air Albania’.
Në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, ‘Kuqezinjtë’ nuk treguan versionin e tyre më të mirë pas 45 minutave të para
Ukraina arriti që të kalojë në epërsi që në minutën e pestë me anë të Oleksandr Zinchenkos i cili realizoi për 1-0
Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Roman Yaremchuk i cili realizoi me kokë për rezultatin 2-0.
Kërcënimi i parë nga Shqipëria erdhi në minutën e 24-të përmes Qazim Laçit i cili me një goditje vollej iu afrua golit.
Pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë Shqipëria doli sërish në rast për gol me Ernest Muçin pas një veprimi të tij të mirë individual, por topi shkoi pranë shtyllës së portierit mysafir
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i djelmoshave të Sylvinhos në pjesën e dytë, por në rast se Shqipëria pëson humbje do të binte në Ligën C të Ligës së Kombeve