Një prej lojtarëve të Mikel Artetas ka zbuluar taktikën unike të cilën e përdor tekniku spanjoll për të mashtruar trajnerët rivalë.
42-vjeçari do të shpresojë se ekipi i tij do të rikthehet tek rezultatet pozitive duke filluar që nga ndeshja e këtij vikendi ndaj Nottingham Forest
Para pauzës së nëntorit, Arsenali pa veten në një seri të dobët të rezultateve, pasi kishin dështuar të fitojnë në tri ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat
Ky rezultat bëri që ‘Topçinjtë’ të bien në pozitën e katërt, nëntë pikë mbrapa liderit Liverpoolit.
Tani, Oleksandr Zinchenko ka zbuluar taktikën sekrete të cilën e përdor trajneri i tij për të mashtruar rivalët.
“Ai pëlqen që të luajë me kundërshtarin. E kam parë atë duke iu thënë lojtarëve të lënduar që të vijnë në autobus dhe të hyjnë në zhveshtore për të hutuar trajnerin kundërshtar”
Sidoqoftë, kur Arteta u akuzua se kishte ‘mashtruar’ sa i përket gjendjes së Bukayo Sakas para ndeshjes me Liverpoolin në tetor, 42-vjeçari kishte thënë se ai nuk ishte në formë optimale.
Sa i përket Zinchenkos, ai ka humbur vendin e tij në formacion këtë sezon, pasi është paraqitur në vetëm tri ndeshje në Ligën Premier.
Arteta nuk është i vetmi që njihet për këso lloj taktikash ‘dinake’, pasi të njëjtën gjë e kanë bërë më parë edhe trajnerë të tjerë si Mourinho, Sir Alex Ferguson dhe Wenger