Abdixhiku e shpalos planin për shëndetësinë, premton Spital të Ri me investim 500 milionë eurosh dhe funksionalizim të sigurimeve shëndetësore -detaje

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shpalosur programin për shëndetësinë.

Për këtë ka treguar kreu i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhku, që thotë se programi është ambicioz dhe bën një kapërcim të madh në këtë sektor.

banner

“Besojmë në mjekët tanë, infermierët tanë, në gjithë stafin shëndetësor. Besojmë në të drejtën e kosovarëve për t’u shëruar në atdheun e tyre! Mbi të gjitha besojmë se Kosova mund të jetë shembull i transformimit në rajon, se kapacitetet e deritanishme të vjetëruara, duhet t’i takojnë historisë”, ka shkruar Abadixhiku në Facebook, të mërkurën.

Më pas ai ka renditur zotimet për sektorin e shëndetësisë, ndër tjerash edhe ndërtim i Spitalit të Ri me vlerë 500 milionë euro, dhe rrënimin e objekteve të QKUK ku në atë lokaicon Abdixhiku thotë se do të ketë kompleks multikulruror.

Më poshtë janë zotimet e programit të tij për shëndetësinë.

 Spitalin e Ri të Kosovës, investim 500 milionësh në një lokacion të ri, me një strukturë të re, me një model të ri. Pas ndërtimit të Spitalit të Ri, QKUK aktuale e ndërtuar qysh në vitin 1964 – pesë vite para se njeriu të shkonte në Hënë – do të rrënohet, pastrohet, për t’i liruar vendin kompleksit më të madh multikulturor të Kosovës, ku teatrot muzetë e sallat do të zënë vend ikonik!

 Funksionalizimin e Fondit të sigurimeve Shëndetësore, me premiume 3.5% punëmarrësi dhe 3.5% punëdhënësi.

Menaxhim i kontraktuar privat e ndërkombëtar për të ndarë menaxhimin e spitaleve prej punës profesionale nga mjekët!

Punësim i garantuar brenda 6 muajve për çdo student të diplomuar në mjekësi; e specializim i garantuar brenda dy vite për secilin.

Digjitalizim i plotë i gjithë Sistemit Shëndetësor për të larguar kaosin e shënimeve primitive me lapsa e letër në spitalet tona.

100 milionë euro investime në Spitalet Rajonale për shndërrimin e tyre në Qendra të Ekselencës.

 Arritjen e normës evropiane për 1 mjek familjar për 1500 banorë brenda mandatit të parë; sikurse dhe shtimin e 500 infermierëve të rinj.

 Koeficienti 150 për secilin të punësuar në sektorin publik shëndetësor!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy