Aksioni në veri, Sveçla: Nuk janë veç mbetje të bandave kriminale e terroriste, por vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar operacionet policore të dy ditëve të fundit në veri të vendit, ku u zbuluan dhe konfiskuan armë dhe pajisje ushtarake.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla ka thënë se për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

banner

“Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta”, ka shkruar Sveçla.

Tutje Sveçla ka thënë se “si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës brenda dy ditëve të fundit në dy raste të ndara, në Zveçan dhe Zubin Potok ka gjetur dhe konfiskuar, armë, municione, uniforma dhe pajisje ushtarake në veri të vendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy