Drita mposht pa vështirësi Suharekën dhe merr kreun e tabelës

by Nexhat

Drita ka fituar ndaj Suharekës me rezultat 4-2 në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë në Albi mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit është treguar i fortë për ekipin e Qëndrim Kides, duke fituar pa shumë vështirësi dhe duke marr si i vetëm kreun e tabelës.

banner

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të dhe ishte Arb Manaj, i cili shënoi epërsinë 1-0 dhe më këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan më shumë raste dhe u shënuan edhe pesë gola tjerë.

Të parët ishin vendasit që shënuan me anë të Blerim Krasniqit (49’) për 2-0, por në minutën e 54-të ishte Liridon Fetahaj që ngushtoi shifrat në 2-1.

Gëzimi i mysafirëve zgjati pak pasi vendasit u kthyen përsëri në lojë duke shënuan me anë të Albert Dabiqaj (57’) për 3-1 dhe Blerim Krasniqit (63’) për 4-1, ndërsa Suhareka gjithçka çfarë mundi të bënte ishte të shënonte me anë të Alden Skrijelj (87’) për rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj fitore, Drita merr pozitën e parë me 28 pikë, ndërsa Suhareka renditet e pesta me 18 pikë.

Në ndeshjen e javës së 14-të, gjilanasit e presin Llapin, ndërsa therandasit janë nikoqir të Ferizajt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy