Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR në një operacioni ushtarak që përdoret për transportime nga një vend në një tjetër përmes ajrit.
“Aviatorët e ushtrisë amerikane dhe ushtarët e ushtrisë gjermane të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, u bashkuan për të realizuar trajnime të ndryshme si ‘hot and cold load training’ dhe familjarizimin me helikopterin UH-60M Blackhawk”, ka njoftuar KFOR
‘Hot and cold load training’ është një lloj trajnimi për ngarkimin dhe shkarkimin e furnizimeve dhe trupave nga helikopterët, duke përdorur dy metoda të ndryshme: kur helikopteri është i ndezur dhe ngarkimi bëhet me helikopterin në ajër ose në tokë por të ndezur, si dhe kur helikopteri është i fikur.
KFOR tha se trajnimi lejon njësitë tokësore dhe ekuipazhet e fluturimit të kuptojnë më mirë nevojat dhe aftësitë e misionit të njëri-tjetrit, tha KFOR.
“Ushtarët e Forcave të Kosovës vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të qëndrojnë të përgatitur për ‘air insertion operations’, qoftë për reagime emergjente apo patrullime të vijës kufitare administrative”.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
KFOR-i shtoi se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.