22
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar, therur me thikë një bashkëmoshatar.
Rasti ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë, në ora 12:24.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.