Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës pritet të jetë në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, i cili do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kombeve, ndërsa vëmendja është kthyer tek kualifikueset e Kampionatit Botëror që nisin marsin e vitit 2025.

banner

Shorti i kualifikimeve të kombëtareve do të mbahet më 13 dhjetor nga ora 12:00 në Cyrih të Zvicrës, ku do të jenë 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra.

Ekipet do të luajnë me njëri-tjetrin në shtëpi dhe jashtë. Ekipet e tërhequra në grupe me pesë do të fillojnë kualifikimet në mars dhe skuadrat e tërhequra në grupe nga katër do të fillojnë ndeshjet tyre në shtator. Të gjitha grupet përfundojnë në nëntor 2025

Por, si qëndrojnë ekipet në vazo dhe ku gjendet Kosova dhe Shqipëria?

Kosova gjendet në vazon e katërt, Shqipëria në të tretën dhe kështu të dy ekipet kombëtare mund të bien në grupin e njëjtë.

Në vazon e parë nuk mungojnë kombëtaret e mëdha si Spanja, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe Holanda, teksa në vazon e dytë gjenden kombëtare si Turqia, Polonia, Çekia, Norvegjia dhe Suedia.

Vazot e shortit për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2026

Vazo 1Spanja, Portugalia, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia, Anglia, Belgjika, Zvicra, Austria

Vazo 2Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Greqia, Rumania, Sllovakia, Çekia, Norvegjia

Vazo 3Skocia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Izraeli

Vazo 4Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania

Vazo 5Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy