Provokimi “kishtar”: Urdhërarrest për bedelin e Dodikut në Pejë

by Nexhat

Patrikanën e Pejës, Nenad Neshiq e shfrytëzoi për thirrje nacionaliste karshi shtetit të Kosovës.

Madje kjo e fundit, për ministrin e punëve të brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdon të jetë akoma pjesë e Serbisë, raporton Klan Kosova.

banner

Kjo bëri që Prokuroria Themelore e Pejës të lëshojë urdhër arrest ndaj tij.

Kësisoj, prokurori njofton se lënda e tij do të dërgohet në Prokurorinë Speciale.

Dhe ndaj të njëjtit, tash e tutje do të merren masa posa ta shkelë kufirin kosovar nga autoritetet e vendit.

Këtë vepër, politikani nga Bosnja e kishte bërë më 18 tetor të këtij viti, ndërkaq hetimet kishin nisur pasi në dorë të prokurorit, Dorjan Juniku ranë videot e deklarimeve. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy