Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka treguar për një epitet që i ka dhënë Gresa Gashi.
E kjo duket se nuk i pëlqeu aspak këngëtares së njohur dhe këtë e ka shprehur në një bisedën me Lelën jashtë në oborr të shtëpisë.
Ajo u shpreh se teksa po u bënte maska djemëve, Gresa e quajti masazhere dhe paralajmëron se do t’i kundërpërgjigjet.
“A e dëgjove Gresën që më tha masazhere, mezi po pres me u bë nesër e me fol”, tha ajo.
Veç kësaj, aktorja i kishtë thënë se vetëm në natën e parë ishte aktive, e më pas e lëshoi ‘bajrakun’
Anisa ka pak ditë që iu bashkua shtëpisë bashkë me Eduart Kuqin dhe Paul Morinën.
Për të premten janë nëntë banorë në nominim dhe një prej tyre pritet të largohet.