42
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se përmes mashtrimit i ka marr një të mituri tjetër disa herë nga 10 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.