Basha: Demokratët Euroatlantikë, pjesë e zgjedhjeve të ardhshme

by Nexhat

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh se grupimi që ai drejton do të jetë alternativë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e përfaqësimit të PD-së, e ashtuquajtura çështja e vulës.

“Me shpresën që Gjykata e Lartë do të marrë vendimin e duhur, por me përgatitjen për të pamundësuar çdo skenar të mospërfaqësimit të Demokratëve Euroatlantikë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha në një prononcim për gazetarët pas takimit me Presidentin Begaj si pjesë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve.

banner

Sipas Bashës, me shpresën që Gjykata e Lartë do të japë pa vonesë vendimin e duhur, në çdo rast demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, me kandidatët, programin dhe me aleancën e tyre.

Basha po ashtu theksoi rëndësinë e garantimit të votës së lirë dhe të paprekur nga manipulimet, duke shtuar se shqiptarët meritojnë një qeveri që i shërben atyre dhe jo interesave të ngushta politike.

I pyetur për mungesën e tij në diskutimet për buxhetin, Basha tha se Parlamenti aktual ka rënë dhe është kthyer në një mbledhje të zgjeruar të Partisë Socialiste dhe fraksioneve të saj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy