Berisha pas vendimit të Kushtetueses: Turp i paralajmëruar, do shkojmë në Strasburg

by Nexhat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar këtë të mërkurë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masave të sigurisë ndaj tij nga ana e GJKKO.

Ish-kryeministri u shreh se vendimi i Kushtetueses është antikushtetues, ai e cilësoi atë si një “kapitull turpi të paralajmëruar”, ndërsa shtoi se çështjen do e ndjekë edhe  në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

banner

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike:

Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë. Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.

Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.

Shkeli Kushtetutën.

Shkeli ligjin e vet.

Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit.

Pra, është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.

Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.

Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion. Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Ne do fitojmë!

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy