Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, ka reaguar në lidhje me adresimin vjetor të presidentes, Vjosa Osmani, në Kuvend ku i gjatë fjalimit të saj ka thumbuar kryeministrin Kurti dhe deputetë të VV-së në lidhje me raportet me ndërkombëtarët, por edhe talljet që janë bërë ndaj tyre.
Demhasaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se Osmani për katër vite zgjodhi t’i nënshtrohet politikës së Kurtit.
“Të qëndrosh brenda një “gëzhoje” nuk është imponim. Është zgjidhje. Një zgjidhje të tillë e ka bërë Presidentja Vjosa Osmani me vetëdije, duke qëndruar për katër vjet nën “gëzhojën” e Albin Kurtit, duke heshtur kur duhej të fliste dhe duke u “nënshtruar” kur duhej të udhëhiqte. Konkretisht, asnjë fjalë për dështimin në politikën e jashtme, asnjë fjalë për dështimin në politikën e brendshme” është shprehur ai.
Ai tutje ka shtuar se reflektimi i presidentes është i vonë.
“Reflektimi i vonë është vetëm simbolik. Nuk e shpërlan” ka shkruar Demhasaj në Facebook.