Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

by Nexhat

Në mungesë të të akuzuarve Pal lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi ka dështuar te ënjten të mbahet gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. E pranishme në seancë ka qenë vetëm e akuzuara tjetër ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës është caktuar më 10 shkurt, një ditë pasi të mbahen zgjedhjet nacionale.

banner

Vendimin e ka marrë kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Demaku

Paraprakisht, ministrja Haxhiu kërkoi nga gjykata të caktojë seancën për muajin shkurt pasi ka të ngjeshur agjendën gjatë muajit janar.

Në seancë ishte edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Musa Damati.

Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy