Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi masat e sigurisë të vendosura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në fokus të vendimit ishin dy masat: “detyrim për t’u paraqitur” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, të cilat SPAK kishte kërkuar pa miratim paraprak nga Kuvendi.

banner

Në vendimin e saj, Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e Berishës, duke shfuqizuar masën e “ndalimit të daljes jashtë vendit” për shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit.

Sipas Kushtetueses, qëllimet e kësaj mase ishin të mbuluara nga masa tjetër, “detyrimi për t’u paraqitur”, e cila mbetet në fuqi.

Analiza e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata shqyrtoi pretendimet e Berishës se SPAK kishte shkelur nenin 73/2 të Kushtetutës, duke mos marrë autorizim nga Kuvendi për vendosjen e masave. Duke iu referuar frymës së amendamentit kushtetues të vitit 2012 dhe precedentëve të mëparshëm, Gjykata interpretoi se neni 73/2 garanton mbrojtje procedurale vetëm për lirinë personale të deputetëve, jo për lirinë e lëvizjes. Kështu, autorizimi nga Kuvendi u konsiderua i panevojshëm për masën e ndalimit të lëvizjes

Për masën e “detyrimit për t’u paraqitur”, Gjykata vlerësoi se ajo nuk cenon funksionin parlamentar të një deputeti dhe nuk përbën kufizim të lirisë personale. Për rrjedhojë, kjo masë u konsiderua e vlefshme pa miratim nga Kuvendi.

Gjykata hodhi poshtë pretendimin e Berishës për mungesën e paanësisë së gjyqtarëve, duke theksuar se ligji parashikon garanci të mjaftueshme për pavarësinë e tyre. Po ashtu, u vlerësua se procesi gjyqësor i mëparshëm kishte respektuar standardet e rregullta të mbrojtjes juridike.

Në analizën e proporcionalitetit, Gjykata konkludoi se masa e “detyrimit për t’u paraqitur” është e domosdoshme dhe e përshtatshme, ndërsa masa e “ndalimit të daljes jashtë vendit” u cilësua e panevojshme, pasi qëllimet e saj arrihen me masën tjetër.

Gazetarja Enkeleda Mema raportoi për Euronews Albania se Gjykata Kushtetuese ka trajtuar vetëm ankimimin e parë të Berishës. Një ankim i dytë, që lidhet me masën e arrestit shtëpiak, pritet të shqyrtohet në vijim

Ky vendim i Kushtetueses ka shtuar debatin mbi kufizimet e masave ndaj zyrtarëve të lartë, duke sjellë në vëmendje nevojën për balancimin midis imunitetit të deputetëve dhe zbatimit të drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy