Visar Berisha ka dhënë detaje për programin e LDK’së lidhur me investimin 500 milionësh për ndërtimin e spitalit të ri.
Berisha në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se ndërtimi i një spitali të ri është rëndësishëm, pasi me një spital të ri sipas tij do të integrohen shërbimet dhe me këtë vjen edhe integrimi i sistemit informativ shëndetësor.
“Është i rëndësishëm ndërtimi i një QKU të re sepse ne po dëshirojmë të kalojmë prej një niveli të pa integruar të shërbimeve në një system të integruar të shërbimeve me më pak kosto. Shembull, nëse unë kam nevoj për kirurgun abdominal i cili ka me kry një punë që pas diagonstifikimit që ia bëjmë ne(gastreologët), ne të kemi qasjen e afërt të shpejt të integruar të kirurgit. Nuk ndodh në QKUK, unë 5 vite kom punu aty”, tha Berisha.