Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës – shënojnë vetëm 43 pikë

by Nexhat

Basketbollistët e Kosovës pësuan një humbje të thellë në ndeshjen e tretë të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, duke u mposhtur nga Zvicra me rezultat 75:43.

Kosova pati një paraqitje të mirë në çerekun e parë, por nuk arriti të përmbysë disavantazhin në pjesën tjetër të lojës.

banner

Në pushim, Zvicra shkoi me epërsinë e thellë 36:18.

Gëzim Morina ishte lojtari më i dalluar për Kosovën me 8 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime.

Mikaile Tmusic shtoi 9 pikë, ndërsa asnjë lojtar i Kosovës nuk arriti pikë dyshifrore.

Ndërkohë, për Zvicrën, Boris Mbala shënoi 15 pikë, ndërsa Selim Fofana dhe Jonathan Kazadi kontribuuan me nga 14 pikë.

Kosova kishte mundur Irlandën 83:76 në ndeshjen e parë dhe ishte mposhtur nga Azerbajxhani 87:77.

Kosova do të përballet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin, ndërsa Zvicra do të luajë kundër Azerbajxhanit në Baku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy