Në Ditën Kombëtare të Alfabetit, pra nesër, do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar të gjuhës shqipe e më pas fjalori do të hidhet në konsultim të gjerë publik. Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë Kuvendit Kombëtar të gjuhës shqipe nga ku u shpreh se shqipja do të jetë së shpejti gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian.
Në Tiranë po mbahet Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, nga ku Rama u shpreh se shqipja i ka mbijetur barbarizmit të këtij shekulli, pavarësisht sfidave. Ai dha lajmin se është gati drafti i fjalorit të rinovuar.
Ai shtoi se së shpjeti gjuha shqipe do t’i bashkohet gjuhëve zyrate të BE-së.
“Jemi në momentin historik për sa i përket gjuhës së fjalorit të gjuhës shqipe, që më në fund pas gjysmë shekulli përditësohet nën kujdesin e Akademisë së Shkencave, nesër do të prezantohet drafti i këtij fjalori sepse fjalori do të hidhet në konsultim të gjerë publik… Do të jetë krah gjuhëve zyrtare të BE-së”.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, theksoi se në kuadër të bashkëpunimit për të përforcuar gjuhën shqipe, do të mbahen për herë të parë olimpiada për shqipen mes nxënësve të Kosovës e Shqipërisë: “Do të mbahen olimpiada mes nxënësve të cikleve të mesëm e të lartë mes Kosovës dhe Shqipërisë vitin e ardhshëm”.
E ftuar në Kuvendin e Gjuhës Shqipe ishte edhe ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbëria Nagavci, e cila përmendi hapat që tha se i ka marrë Kosova për rishikimet e teksteve shkollore