​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

by Nexhat

Të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës për projekt-buxhetin 2025 nuk kanë marrë mbështetje nga mazhoranca në seancën e sotme të Kuvendit, ku po shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin.

Përkundër që në fillim të seancës u larguan nga salla plenare, në momentin e shqyrtimit të amendamenteve u rikthyen Ariana Musliu-Shoshi, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, të cilët propozuan amendamente për investime kapitale në komuna të ndryshme, por që nuk u votuan nga deputetët e koalicionit qeverisës

banner

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se është e turpshme që deputetët e mazhorancës nuk votojnë gjërat esenciale për qytetarët e Kosovës.

“Është e turpshme që ke deputetë të mazhorancës që nuk e shohin të arsyeshme që të japin votën e tyre për gjëra esenciale të familjeve në Kosovë, të cilat jo doemos janë votues vetëm të një partie politike. Por kjo do të shërbejë në nderin tuaj dhe verdiktin final të këtyre qëndrimeve që ju i vlerësoni krejtësisht të parëndësishme do ta merrini me 9 shkurt”, tha ajo, transmeton KP

Ndaj deputetes Musliu-Shoshi reagoi Saranda Bogujevci nga LVV-ja, duke akuzuar opozitën se po ofrojnë “amendamente sa për të bërë zhurmë” dhe jo për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ne e kemi qeverinë dhe si deputetë natyrisht kemi diskutime dhe i shohim se cilat janë projektet të cilat duhet të amendamentohen dhe cilat jo. Ne punën tonë e bëjmë, por e kemi qeverinë dhe atë e bëjmë së bashku me qeverinë. Sa i përket amendamenteve, në vitin 2017 unë kam qenë deputete për herë të parë dhe njëri nga amendamentet për ujë të pijshëm ka kaluar. A e dini pse se atëherë kam komunikuar me ministrin e Financave atëherë, Bedri Hamzën, kam komunikuar me të gjithë deputetët në komision dhe kam shkuar e kam arsyetuar amendamentin tim. S’e kam ofenduar apo linçuar asnjë nga kolegët. Qëllimi ka qenë të kalojë amendamenti dhe jo të bëhen amendamente vetëm sa për të bërë zhurmë”, deklaroi ajo

Pas mospërkrahjes së amendamenteve të saj për buxhetin e vitit 2025, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzoi pushtetin për shpërfillje të nevojave të qytetarëve duke thënë se deputetët e pozitës “janë shndërruar në robotë sa për të ngritur e ulur dorën.”

“Kemi edhe ministrin e Financave edhe as që reflekton për kërkesat e qytetarëve. Unë iu bëj apel, dilni publikoni numrin e Radoiçiq dhe të merren vesh me atë ndoshta ia shtron ato rrugë, pasi shteti s’po iu del në ndihmë…Për neve nuk ishte risi mos votimi i amendamenteve tona pasi jemi mësuar se pesë vjet që kjo qeveri dhe këta fansat e kësaj qeverie sillen në këtë mënyrë. Këta nuk e dinë se për çka votojnë dhe se dinë se çka janë këtu. Thjesht çojnë dorën lart-poshtë. Prandaj propozoj edhe një amendament për vëllain e madh të Fitore Pacollit dhe blini edhe atij tri lopë se është hidhëruar”, tha ajo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkoi të ndalen ofendimet ndërmjet deputetëve të pranishëm.

“Mos i ofendoni kolegët ju lutem”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy