Sot nē Möriken të Zvicres iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare Kristë Coli

by Nexhat

Nē Möriken të Zvicres iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të palodhur të çështjes kombetare Kristë Coli. Na varrim dhe në Akademinë lamtumirëse morën pjesë qindra miq e familjar të Kristë Colit dhe të familjes Coli

Pas fjalës se rastit të intelektualit e priftit misionar i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, Dr. Don Anton Uka, i cili edhe e drejtoi këtë Akademi, fjala e rastit iu dha poetit Bit Gecaj dhe bashkëveprimtar dhe mikut te Kristë Colit, z. Ahmet Asanit.

banner

Krista ishte më tepër sesa një mik e bashkëpunëtor; ishte një vëlla shpirtëror, një njeri që pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi idealeve kombëtare! Ai veproi kudo që jetoi, si ne Atdhe ashtu edhe larg vendlindjes në Diasporë, ka thënë z. Asani.

Tutje ai në fjalën e tij z. Asani ka shtuar se në aktivitetet tona atdhetare, ai ishte dhe mbeti si një dritë e pashuar, ishte gjithmonë aty, me energjinë e tij të papërmbajtshme, me idetë dhe gatishmërinë për të dhënë gjithçka nga vetja

Postimi i plotë i z.Asani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy