Vuçiq bën propagandë, i reagon Policia e Kosovës

by Nexhat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vazhduar me propagandë pas raportimeve të mediave serbe se një grup i Policisë së Kosovës, sipas tyre, të armatosur rëndë kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit. Por, një gjë e tillë është mohuar nga Policia e Kosovës përmes një reagimi në Facebook.

Ndërkaq, Vuçiq tha se nuk pret ndonjë reagim nga KFOR’i, por një të tillë tha se e pret nga Amerika.

banner

“Amerikanët e dinë se Kurti e ka urdhëruar këtë qëllimisht. Ai priste që kjo të çonte në futjen e NATO-s në një konflikt me Serbinë. Herën tjetër ne do të reagojmë në përputhje me rregullat e plota të shërbimit”, tha Vuçiq për RTS.

Lidhur me këtë ka reaguar Policia e Kosovës, duke e mohuar dhe duke i ka quajtuar dezinformata, të cilët thonë se për qëllim e kanë krijimin e pasigurisë te qytetarët e asaj zone dhe njollosjen e punës se Policisë së Kosovës.

“Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë…Policia e Kosovës, si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun”, thuhet në njoftimin e Polivisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy