A jeni prokuror i amerikanëve? Dumani: Nuk ka asnjë ndërhyrje apo ndikim, bashkëpunojmë me…

by Nexhat

Altin Dumani, kreu i SPAK, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë ushtruar asnjë ndikim apo ndërhyrje në hetimet e SPAK-ut.

Sipas Dumanit, ai bashkëpunon me agjencitë e SHBA-ve që prej vitit 2003 dhe ka konstatuar se SHBA është e interesuar më shumë për të ndërtuar institucione të shëndosha dhe jo te individët

banner

“E kam dëgjuar edhe këtë që mbështetet Altin Dumani. Kam një përvojë shumëvjeçare me agjencitë e SHBA-ve, me OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI që në vitin 2003. Jam zgjedhur anëtar i task-forcës së parë kundër krimit të organizuar që u krijua.

Kam konstatuar se SHBA-të janë të interesuara për të ndërtuar institucione të shëndosha demokratike sesa për individë të veçantë. Në këtë përvojë timen shumëvjeçare nuk ka pasur asnjë edhe një rast të vetëm që përfaqësuesit e Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë hetimet tona, të drejtojnë apo orientojnë hetimet tona”, tha Dumani në intervistë për emisionin “3D”.

Ai shpjegoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e gjerë dhe ndihmën që kanë dhënë agjencitë amerikane për Strukturën e Posaçme.

“SPAK ka një bashkëpunim shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me misionet e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe me FBI-në. Ata kanë kontribuar në rritjen e institucionit në bërjen funksionale të institucionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes këtyre misionevë që unë thashë, kanë qenë prezent që në momentin që është dizajnuar SPAK-u në ligj. Më tej kanë qenë prezent në përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë Posaçme, në përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përzgjedhjen e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme

Na kanë mbështetur me trajnime, ne dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Na kanë mbështetur me mjete teknike, me infrastrukturë, me qëllim që të krijohen kushtet për ushtrimin e funksioneve tona. Kemi prezencë të FBI-së në zyrat tona, na është premtuar se edhe DEA do hapë në Tiranë. Ne kemi hetime të përbashkëta me SHBA-në, me FBI-në dhe me DEA-n. Hetime të përbashkëta ku cenohen interesat e dy shteteve tona. Dua t’i falënderoj SHBA-në, përfaqësuesit e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI për mundësinë që na kanë dhënë që të kemi kontakte me agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Europë por sidomos në Amerikën Latine”, tha Dumani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy