Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

by Nexhat

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda kanë dhënë opinionet e tyre mbi përballjen me Islandën në ndeshjen ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot (e premte) shorti për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën

banner

Dy ndeshjet vendimtare për promovimin në Ligën B do të zhvillohen më 20 mars dhe 23 mars 2025.

I pari i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi shortin si korrekt dhe pret që kësaj radhe Kosova të tregohet më e suksesshme se sa Islanda.

“Shorti e konsideroj korrekt edhe pse me Islandën i kemi zhvilluar dy ndeshje, të dyja i kemi humbur, por tashmë është një format tjetër i ekipit tonë dhe unë vetëm uroj që futobllistët tonë të jenë me kondicion të mirë dhe shëndet të mirë, mos të ketë të lënduar dhe sigurisht as të dënuar me kartonë”, ka thënë fillimisht Ademi pas shortit

“Shpresoj dhe besoj që në mars do të fillojmë me fitore në ndeshjen e parë dhe sigurisht do të shkojmë tashmë vetëm për fitore sepse këto janë kualifikuese dhe ekipi që do të fitojë do të shkoj më tej”.

“Mendoj se Kosova ka ekip dhe potencial për të shkuar më tej”, përfundoi kryetari i FFK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy