ASK tregon datën e shpalljes së rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimi i Popullsisë

by Nexhat

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK)  njofton se është caktuar data e shpalljes së rezultateve të para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë (ReKos2024).  Shpallja e rezultateve të para përfundimtare do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet, më 19 dhjetor 2024.

Në njoftim thuhet se Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore, do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7-muajshe që nga përfundimi i regjistrimit të popullsisë në terren

banner

 Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025.

Njëkohësisht, ASK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë (ReKos2024).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy