Fruta për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë euro

by engel

45 mijë e 925 euro për furnizim me fruta për nevojat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kaq është vlera e tenderit që u finalizua të marten më 19 nëntor.

banner

Sipas dokumentit të publikuar në E-Prokurimi, kompania fituese del të jetë “Beni Dona”.

Vlera fillestare e tenderit ishte 50 mijë euro, derisa vlera më e lartë ishte 69 mijë e 650 euro.

AK i MM, ka për qëllim që të lidh një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pemë për nevojat e FSK-së. Realizimi i kontrates duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i relazimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet mes tjerash në kontratën e publikuar.

Ndryshe çështja e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Kosovës ishte ndër temat më të përfolura kohëve të fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy