Peci hyn llugave, diku thotë se po i diskriminon familjarët për punësim, herën tjetër pohon se ata kanë vendosur vetë të mos aplikojnë

by Nexhat

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka publikuar një video në Facebook, ku ministri i Bujqësisë, Faton Peci dëgjohet duke i dhënë dy versione të ndryshme për ngjarjen e njëjtë. Këto dy versione i dha brenda dy ditësh në dy emisone të ndryshme.

Peci fillimisht në një emision thotë se ‘bashkëshortja e tij i ka thënë se a është e mundur që të aplikojë për një pozitë në institucione dhe ky ia ka prerë: ti konkurron, unë jap dorëheqje’. Pra, Peci thotë se po i diskriminon familjarët për punësim.

banner

Ndërsa, version tjetër është kur Peci tregon se familja e tij, unanimisht kishte vendosur që në ditën kur Peci të bëhet ministër, nuk do të aplikojnë për ndonjë pozitë në institucionet publike.

Mehmetaj e akuzoi Pecin si ‘gënjeshtar’.

“A din more me fol najsen pa rrejt? Pse more po rren kaq shumë? Nuk ta ka mor me borxh populli i Kosovës edhe me vjedh edhe me dal me rrejt kështu pa pikë kontrolle”, shkroi Mehmetaj, krahas videos të publikuar në rrjetin social Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy