Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit disa ditë pasi LDK zbuloi se u dha grante familjarëve të Fitore Pacollit

by Merita

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ngritur kallxim penal ndaj Kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe Kryetarit të Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Peci ka thënë se ata “deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!”

banner

“Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!”, shkroi Peci në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy