Një aksion policor u zhvilluar mbrëmë pas mesnate nga Policia në Prizren, që kishte cak një lokal ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale.
18 persona përfunduan në prangat e Policisë dhe të njëjtit tashmë janë dërguar në mbajtje.
Sinjali ka siguruar listën e plotë, me emrat e të gjithë të dyshuarve – që u kapën në flagrancë nga Policia.
Aksioni është kryer nga patrullat e stacionit policor në Prizren, ku në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet e nevojshme
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj 18 të dyshuarve.